Rezervo.AL

Udhëtim në Cote d'Azur

4 ditë / 3 netë Nisja e radhës: 05 Sep Ture në Grupe

Nisë, Marsejë, Kanë

Udhëtim në Cote d'Azur

Datat e Nisjeve

05-09-2026

Programi i Udhëtimit


Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 12:10. Mbrritja në Nisë në orën 14:20. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos,Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel.
- Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti  vjetër, Katedralja  e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. 
- Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Antibes, Qytezë Port Jahtesh.- Nisja për në Cannes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Cannes, Qytezë e Modës dhe Kinemasë. 
- Nisja për në Saint Tropez, Udhëtimi zgjat 1 orë. Ndalesë dhe vizitë rreth 30 minuta në Saint Tropez, Qytezë e Famshme për Plazhe dhe Rezidenca Luksi. 
- Nisja për në Toulon, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë rreth 30 minuta në Toulon, Qytet Port Ushtarak i Francës. Nisja për në Marsejë, Udhëtimi zgjat 50 minuta. Vizitë në Monumentet Kryesore të Marsejës: Pika më e lartë panoramike, simboli i qytetit, Shën Mëria mbrojtëse e Marsejës, Notre Dame de la Garde,  Porti i vjetër dhe në fund Pallati dhe shatërvanet Longshamp. Fjetje në Hotel. 
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transferimi për në Aeroportin e Nisës. Fluturimi Nisë - Tiranë direkt. Nisja nga Nisa në orën 14:55. Mbrritja në Tiranë në orën 16.50.


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë -  Nisë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm).
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Çmimi për person

€794

4 ditë / 3 netë
Nisja 05 Sep

i rritur në dhomë dyshe · nisje nga Tirana

Udhëtarët

Fëmijë quhen udhëtarët deri në 11 vjeç në datën e nisjes. Mosha llogaritet vetiu nga datëlindja.

2 të rritur €1.587

Totali për grupin — çmimi përfundimtar konfirmohet nga agjencia

Data e nisjes

Të dhënat e udhëtarëve

Kontakti

Pa pagesë dhe pa detyrim · Përgjigje brenda 24 orëve

Çmimi për person

€794